Një pikturë e rrallë e Van Gogh, që vjen nga një koleksion privat francez do të dalë në ankand në fund të marsit në Paris, nga Sotheby’s.
Shtëpia e ankandit njofton, duke specifikuar se është një kanavacë e periudhës pariziene. Ajo ka pamje rruge në Montmartre, pikturuar në vitin 1887.
LEXO EDHE: VINCENT VAN GOGH, ARTISTI QË SHITI VETËM NJË PIKTURË SA ISHTE GJALLË
Është një vaj në kanavacë me përmasa 46 cm me 61 dhe vlerësimi i ankandit varion midis 5 dhe 8 milionë euro.
Kjo është një temë mjaft e rrallë për Van Gogh. Piktura përmendet në katalogë, por asnjëherë nuk është ekspozuar për publikun që nga viti 1920. Kur u ble nga një familje franceze, e cila tani po e shet atë. Para se të dalë në ankand në Paris, vepra do të ekspozohet në Amsterdam dhe Hong Kong./a2news.com