Poezi nga Vasko Popa
Po e pres diellin mbi stolin në park
Përkundrejt rrugës s’shtëpisë sime
Ndjek udhën e reve përgjatë qiellit
Dhe çifteve të përqafuara
Në udhëzat mespërmes pishave
Lexuesi i gazetës në anën tjetër të stolit
Ndjek njësoj udhën e shikimit tim
Dashuria nuk ka ekzistuar gjithmonë
T’varfërit e shpikën atë ti e di
Që në mungesë të parave
Te brava e ëmbël e femrave
Të shkojë me çelësat e burrave të vërtetë.
Përktheu: Ben Andoni
————————–
LEXO EDHE: VASKO POPA: S’KE FRIKË PREJ ASKUJT…
Gjithë ditën lakuriqësinë tënde e këqyr
Në lumin parajsor
Rrotullohesh n’vend
Dhe i zbulohen qytetit t’bardhë
Tetë kofshët e tua t’gurta
Për gjithë natën fluturon përmes qiellit
Dhe lufton zjarret e zeza
Për trashëgimin’ e diellit
Në agim ti shkëlqen mbi brigje sërish
Tufa pëllumbash pishtarmbajtës
Heqin gjurmët e gjakut
Nga tetë fytyrat e tua
S’ke frikë prej askujt
As edhe tët atë Jupiterin.
Përktheu: Ben Andoni
*Titulli i origjinalit: “Kulla e guximit”