Vasko Popa: Dashuri me shikim të parë

Ti je rrotëza ime
E cila më lëviz

Qëndroj i kapur
Në boshtin tënd

Jam krejt i nxehur
Prej diskut tënd të parë

Bukur do t’prehem udhëve
Dhe do kombinohem gjithnjë me ty
Në shkrepa dhe hendeqe

S’jam i çmendur
Që mu tani të qëndroj
E të ftohem
Dhe të përmbytem keq.

Përktheu: Ben Andoni

ObserverKult

——————

Lexo edhe:

VASKO POPA: DASHURIA NUK KA EKZISTUAR GJITHMONË…