Vasko Popa: Historia e një historie

vasko popa

Na ish një herë një histori
Që mbaronte
Para se të niste
Dhe fillonte
Pasi kishte mbaruar
Heronjtë hynë në skenë
Pas vdekjes së vet
Dhe dolën
Pas lindjes së vet
Heronjtë treguan
Për një tokë apo qiell
Treguan për gjithçka

Nuk flasin ata, vetëm për një gjë
Për të cilën nuk dinin as edhe vetë ata
Që ishin heronj të historisë

Të një historie që përfundon
Para se të nisë
Dhe fillon
Pasi kae mbaruar

Përktheu: Faslli Haliti