Vdes gruaja, fotografia e së cilës pushtoi botën me dhimbjen e saj

Ka ndërruar jetë dje, Ryvije Elshani – Dina, gruaja, fotografia e së cilës para 30 vjetësh pushtoi botën me dhimbjen e saj.

Në fotografinë e realizuar nga fotografi Georges Mérillon, ajo shfaqej pranë kufomës së Nesimi Elshanit, vëllait të saj të vrarë nga forcat serbe më 27 janar të vitit 1990 në demonstratat e asaj kohe në fshatin Brestovc në Rahovec.

Rreth trupit të Nasimit, janë Sabria nëna e tij qëndron afër kokës dhe në të majtë, motra e tij e vogël Afërdita gjashtëmbëdhjetë. Në qendër, vajton motra e madhe Ryvije. 

Fotografia pati fituar çmimin World Press si fotografia më e mirë e vitit 1990.

Skulptori francez Pascal Convert rikrijoi pastaj kryeveprën e Pietà te Michelangelos, nga fotografia ikonike e vajtimit të Nasim Elshanit./ ObserverKult