Legjenda amerikane e muzikës country, Kenny Rogers ka vdekur në moshën 81 vjeçare, sipas një përfaqësuesi të familjes “në paqe në shtëpi nga shkaqe natyrore”.
Rogers i cili ka fituar triçmime Grammy, kryesoi në toplistat pop dhe “country” gjatë viteve të 70-ta dhe 80-ta,n dërsa në karrierën e tij gjashtë dekadëshe ai ka krijuar disa nga hitet më të mëdha botërore, përfshirë këtu “Lady”, “The Gambler”, “Lucille” dhe “Coward Of The County”.
Në vitin 2013 ai kishte hyrë në “Country Music Hall of Fame”, dhe në po atë vit kishte pranuar çmimin për “Arritje Jetësore” nga Asociacioni i Muzikës Country, raporton BBC./ ObserverKult