Vdes tragjikisht “Miss Evropa”, ra nga ura pasi tentoi të arratisej nga policia

“Miss Evropa”, Guler Erdogan, ka vdekur tragjikisht pasi tentoi t’i shpëtonte policisë para disa ditësh. Modelja kishte shkuar në Giresun me familjen e saj. Lajmi për vdekjen e Guler ka tronditur thellë familjarët dhe fansat e saj.

Autoritetet kanë nisur një hetim për vdekjen e 27-vjeçares pasi mësohet se ajo kishte probleme psikologjike dhe kishte tentuar edhe më parë vetëvrasjen.

Modelja thuhet se ishte nën efektin e alkoolit kur u ndalua nga autoritetet në Giresun. Pasi dështoi në testin e alkoolit që iu bë nga policia, ajo tentoi të arratisej, duke rënë nga ura dhe duke u goditur nga një automjet.

Nga plagët e marra ajo ka ndërruar jetë në vendngjarje. Familja e saj konfirmoi vdekjen e saj dhe fshiu llogaritë e saj në rrjetet sociale./gazetatema

ObserverKult


Lexo edhe:

PARA VDEKJES ESENIN E SHKROI KËTË POEZI. A E DINI ME ÇKA?