Vdiq aktori Hal Holbrook- u bë i njohur për rolin e Mark Twain

Hal Holbrook ka ndërruar jetë në moshën 95-vjeçare. Aktori legjendar ishte i njohur për rolin e Mark Twain në “Mark Twain Tonight”, rol të cilin ai filloi të interpretojë për herë të parë në 1954. Jo vetëm që ai interpretoi në shfaqje, por ai gjithashtu e shkroi dhe e drejtoi shfaqjen.

Holbrook fitoi çmimin “Tony” për aktorin më të mirë për punën e tij në vitin 1966 dhe më vonë u kthye në Broadway për të përsëritur rolin e tij në vitin 1977 dhe 2005. Ai u shfaq në shfaqje më shumë se 2,200 herë gjatë viteve, transmeton ‘klankosova’.

Në karrierën e tij të filmit dhe televizionit, Holbrook fitoi katër çmime “Emmy” për role të ndryshme dhe ai u nominua për një Oskar në vitin 2008 për punën e tij në filmin “Into the Wild”. Në atë kohë, ai ishte aktori më i vjetër që është nominuar ndonjëherë për një Oskar.

Holbrook u martua tre herë. Ai u martua me aktoren Dixie Carter në vitin 1984 dhe ata mbetën të martuar deri në vdekjen e saj nga kanceri në 2010.