Vdiq aktorja e njohur britanike, Barbara Windsor

Aktorja e njohur britanike, Barbara Windsor, e cila bëri famë në vitet 1960 në komeditë popullore ‘Carry On’, ka vdekur në moshën 83-vjeçare, njofton “The Guardian”.

Windsor u diagnostikua me sëmundjen Alzheimer më 2014. Ajo u bë ambasadore për Shoqatën Alzheimer, duke u takuar me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson më 2019 për të promovuar kujdesin ndaj sëmundjes.

Ajo u shfaq për herë të fundit në Eastenders më 2016 dhe në të njëjtin vit mori titullin Damë për shërbimet e saj për bamirësi dhe argëtim.