Humb jetën në moshën 53-vjeçare fotografi i njohur, Arben Celi. Ai u nda nga jeta dje për shkak të një infarkti.
Arben Celi kishte më shumë se 20 vjet që punonte si fotograf tek agjencia ndërkombëtare e lajmeve “Reuters”.
Ai ka punuar edhe në media të ndryshme në Shqipëri dhe Kosovë. Arben Celi konsiderohej nga kolegët dhe miqtë si një njeri fjalëpakë, por që me anë të fotos që realizonte tregonte shumë./ATSH