Kur vizitojmë një vend të ri, zakonisht i kushtojmë vëmendje ndërtesave historike, monumenteve dhe peizazhit, por shumë pak njerëz u kushtojnë vëmendje rrugëve, atyre vendeve ku udhëtojmë me orë të tëra.
Disa rrugë anembanë botës, si Rua do Carmo në Porto ose Fifth Avenue në Nju Jork, janë bërë pika atraksioni turistik. Por, cila është rruga më e bukur në Evropë?
Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, UNESCO (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën) ka bërë një renditje të rrugëve më tërheqëse nga pikëpamja estetike dhe, konkretisht, në krye të klasifikimit është një rrugë në Spanjë.
Bëhet fjalë për rrugën San Pedro, e vendosur në qytetin e Osunës, në Sevilje. Ky qytet dallohet nga pjesa tjetër për trashëgiminë e tij të vlefshme, një kompleks arkitekturor me bukuri të jashtëzakonshme, me pallate dhe shtëpi feudale të dominuara nga Kisha e tij Kolegjiale.
Në Osuna ka ende gjurmë romake, si nekropoli dhe një pjesë e teatrit, dhe që nga epoka myslimane ato ruajnë emrin “Osona” ose “Oxuna”.
Por xhevahiri i qytetit është rruga San Pedro. Tre shtëpi feudale, një pallat dhe ndërtesa Cilla del Cabildo Colegial, të ndara me vetëm disa metra, përfaqësojnë një shembull të stilit më të pastër barok andaluzian.
Në këtë rrugë shihen përpjekjet e mëdha ndërtimore të promovuara nga dukët e Osunës përgjatë viteve.
Struktura përshkohet nga pallate të stileve të ndryshme, gjë që na lejon të vlerësojmë evolucionin arkitektonik që është përjetuar në Spanjë gjatë shekujve.
Po kështu, në shumë fasada mund të shihen ballkone të farkëtuara.
Për më tepër, për shkak të arkitekturës së saj mahnitëse, në këtë rrugë janë xhiruar edhe filma./ a2news.com
ObserverKult
Lexo edhe:
IRENA PAPAS: JAM SHQIPTARE, ESMERE SI NËNA
Irena Papas, Penelopa mbretëresha e Itakës:
“Im atë, i cili ishte një profesor i greqishtes, dashuronte shumë natyrën, jetesën e shëndoshë; përçmonte ambientet e ndotura dhe për këtë arsye kishte braktisur kryeqytetin grek.
Kishte dy pasione që ditët e sotme ngjajnë të jenë në kontrast: kulturën dhe natyrën. Mbante gjithnjë në një xhep Platonin, e në tjetrin Aristotelin, ose, Shekspirin në një xhep dhe Gëten në tjetrin.
M’i vinte pareshtur, Platonin e Aristotelin nën hundë, deri në pikën sa më bëheshin të urryeshëm. Më shpinte shpesh në mal. Në ajër të pastër. Në tendë. Përçmonte çdo formë pushteti.Përfshirë edhe pushtetin fetar.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
HERMAN ÇUKA: I DASHURI IM…
Poezi nga Herman Çuka
“përballë dritares time,
është një bar,
ku mbrëmjeve këndohet
e kërcehet
herë xhaz e herë blues
dhe herë rock
një bar
me emrin Cassiopea”
netëve mbyll sytë, ndjej
tingujt,
vij tek ti ëndërrimtari
im i bukur si zjarri,
në atë vjeshtë të purpurt
kur numëronim yjet,
dhe ti më tregoje legjendat e tyre
“më ke çmendur vetminë,
të dalë në dritare”
të rrëshqiti,duke më puthur
nuk e di seç ishte, ajo natë e dehur,
apo ti që në ndarje,
më dhe emrin Cassiopea!
ObserverKult