Venera Lumani: Kam veç një jetë për ty (teksti dhe kënga)

Doja veç të isha unë
Gjithçka për ty
Doja ty t’i falja yjet lart në qiell
Por nga toka veç një yll duket me sy
E gjithë bota ime është aty, aty

Nuk kam shumë për të pjesëtuar
S’kam aq shumë për të ofruar
Kam veç një jetë për ty
Qiellin do ta përqafoj
Hënë e diell do bashkoj
Dhe një jetë të dytë ta dhuroj.

Frymën time deri n’fund
Do ta kisha dhënë tani
Kam vetëm një jetë, je ti
Frymën deri në t’fundit frymë
Do ta kisha dhënë tani
Për ty, veç për ty, veç për ty.

Doja të të mbaja unë si yllin tim
E të shihnim bashkë qytete pa mbarim
Në çdo udhëkryq e në çdo ditë me shi
Zgjedhja ime e vetme mbetesh vetëm ti.

———————————————

Venera Lumani dh Lind Islami

LEXO EDHE: VENERA LUMANI & LIND ISLAMI: KREJT ÇKA DU TI ZEMËR JE (TEKSTI DHE KËNGA)

Vetes çfarë t’i them
Vetes si mund t’ia them
Vetja le të më kuptojë
kjo s’mund të jetë veç lojë
kur humbet çdo kontroll
Vetëm ti mund t’mbash në dorë
si e marrë ekzagjeroj drama queen unë pretendoj

Kur ti mendon që krejt kanë marrë fund
zemër ama dorën
vëre dorën n’zemrën teme shpirt
dhe ndije qysh don me pëlcit
as ni herë shumë fjalë s’kam thonë krejt çka kam dashtë
me thonë po ndina mirë
çelësat tim kom dhonë
veç ty o gjan t’kom lon me çel pa trokit.

Kuuuu jeee…
Krejt çka du ti zemër je
asgje tjetër s’vlen
nesër ç’a do le të ndodh
se jemi zemër në katror
veç ne si në shpirt vonë
jemi bashkë në qiellin tonë
si nuk mbaron dashnia jonë.

Do të ndjek të ndjek në çdo hap
s’do të ndal do të ndjek prapë

Kur humbet çdo kontroll
vetëm unë mund të mbaj në dorë
por pa ty unë e di
asgje s’mund të jetë njësoj.