Venera &Lindi: Të du ma shumë se veten (teksti dhe kënga)

Nga Venera Lumani dhe Lind Islami

A e din? Bashkë jena rritë,
A e din? Bashkë na kena me u thinjë. E din…
Je motivi që po m’zgjon për ditë
A e din? Kurgjo tjetër s’ka rëndësi
Njerzt’ kanë me folë tonë jetën,
Te unë e gjenë t’vërtetën,
Se të du ma shumë se veten…

A e din sa? A e din sa shumë për ty kisha ba?
M’duket s’po m’i njeh kufinjt’ hala,
A e din sa? A e din sa pak duhesh me m’dhanë?
Je dashni pa kushte ti, o xhan..
O xhan…

Kur mungon, gjysma ime ti
Mezi pres n’fund të ditës n’shpi m’u kthy.
Me t’tregu,
Në mes nesh asnjo s’mundet me hy,
Jam betu, ti e din…
Nëse unë fjalën s’mbaj,
Para teje s’dal.
S’do kisha ftyrë me t’thonë as m’fal…

A e din sa? A e din sa shumë për ty kisha ba?
M’duket s’po m’i njeh kufinjt’ hala…
A e din sa? A e din sa pak duhesh me m’dhanë?
Je dashni pa kushte ti o xhan,
O xhan…

Nga po këta dy këngëtarë: Venera Lumani & Lind Islami: Dua më pranë të ndjejë… (teksti dhe kënga)

Natë e parë
që ne jemi bashkë,
zemra më rreh
si e çmendur.
Herë e parë që të prek ngadalë,
puthje pa fund s’do të ndalë.

Ëndrra ime e parë,
më bën të lumtur,
qielli na mbulon,
një yll po zbret.

Nata jonë e parë,
trupat ndizen zjarr,
nata jonë e parë,
bota le të ndalë,
shpirtin do ta fal’,
se në shpirt të kam.

Si uragan ti vjen,
ti si një fllad i lehtë.

Më shtrëngo,
dua më pranë të ndjej,
dua pa fund të jetë,
e para natë.

Ndodh një herë në jetë,
kur është e vërtetë,
dashuri më jep,
më fal jetë.


Tekstin dhe këngën e plotë mund ta gjeni KËTU