Natë e parë
që ne jemi bashkë,
zemra më rreh
si e çmendur.
Herë e parë që të prek ngadalë,
puthje pa fund s’do të ndalë.
Ëndrra ime e parë,
më bën të lumtur,
qielli na mbulon,
një yll po zbret.
Nata jonë e parë,
trupat ndizen zjarr,
nata jonë e parë,
bota le të ndalë,
shpirtin do ta fal’,
se në shpirt të kam.
Si uragan ti vjen,
ti si një fllad i lehtë.
Më shtrëngo,
dua më pranë të ndjej,
dua pa fund të jetë,
e para natë.
Ndodh një herë në jetë,
kur është e vërtetë,
dashuri më jep,
më fal jetë.
Nata jonë e parë,
trupat ndizen zjarr,
nata jonë e parë,
bota le të ndal’,
shpirtin do ta fal,
se në shpirt të kam.
Ndodh veç një herë në jetë
kur është e vërtetë…
Do të vij nga lart,
do të jemi bashkë,
do të mbaj në krah.
Do të ngjitem lart,
do të mbaj në krah
botën do ta fal.