Vepra e artistit amerikan, “Luftëtari” shitet për 41.8 milionë dollarë

Piktura “Luftëtari” e Jean-Michel Basquiat është vepra më e shtrenjtë artistike perëndimore e shitur ndonjëherë në Azi.

Ajo u shit për 41.8 milion dollarë në një ankand të Christie’s me transmetim të drejtpërdrejtë në Hong Kong.

Çmimi përfundimtar i shitjes për veprat artistike të vitit 1982 ishte më i lartë se sa pritej. Me vlerësime që fillonin nga 31 milionë deri në 41 milionë dollarë.

Piktura, e bërë me akrilik dhe llak në një panel druri, shihet në botën e artit si vepra historike e artistit amerikan. Krijuar gjatë epokës përcaktuese të prodhimit të tij krijues.

Ajo u interpretua si një punë gjysmë-autobiografike e Basquiat. I cili u përqendrua në pabarazinë në shoqëri dhe mungesën e përfaqësimit të njerëzve me ngjyrë në botën e artit.

“Luftëtari’ i Jean-Michel Basquiat është një portret komandues dhe autoritativ. Që demonstron mjaft pse artisti konsiderohet si një nga piktorët më të rëndësishëm të gjysmës së shekullit të fundit,” tha shtëpia e ankandit për punën, përcjell oranews.

Piktura më parë i ishte shitur një koleksionisti amerikan në Sotheby’s London në 2012 për 8.7 milion dollarë. Por çmimi i saj është rritur ndjeshëm krahas kërkesës për pikturat kryesore perëndimore në Azi. Një nga veprat e tij, e quajtur “Untitled (Head)”, u shit për 15.2 milionë dollarë në Sotheby’s në New York vitin e kaluar./rtklive

LEXO EDHE: Piktura më e madhe në botë shitet për 62 milionë dollarë