Vepra e kompozitorit, Korab Shaqiri, do të prezantohet sonte në finalen e festivalit prestigjioz “SAKRARIUM COMPOSERS COMPETITION”, që mbahet në qytetin Liviv të Ukrainës.
Në emisionin “Për ditë të mbarë” të RTV21, Shaqiri ka folur për pjesëmarrjen dhe për veprën me të cilën do të prezantohet në festival.
Vepra “I miri i motrës” nga Korab Shaqiri ngërthen në vete elemente burimore të traditës shqiptare.
Korab Shaqiri para disa ditëve në Instagram, kishe njoftuar se para disa muajsh ka konkurruar në festivalin prestigjioz të muzikës artistike “SAKRARIUM COMPOSERS COMPETITION”, në një konkurrencë të fortë mes qindra kompozitorësh nga e gjithë bota.
Në njoftimin e tij thuhej se në mesin e 9 veprave të kompozitorëve finalistë nga: Italia, Argjentina, Polonia, Koreja e Jugut, Australia, Siria, Spanja dhe Sllovenia, juria ka përzgjedhur edhe një vepër nga Kosova e cila do ta përmbyllë festivalin./21Media