Teksti i këngës “Edhe një fundvit” e kënduar nga Vesa Luma
Çdo natë në fundvit, vi me t’kujtu,
vi prap me t’thanë që mbramë m’ke mungu.
Çdo natë në fundvit, vi me ta fal.
por e di çdo ditë ty të kam në fjalë.
Çdo dy herë në vit , ora ime ndërron.
Kujtimi për ty vetminë veç ma shton.
Çdo natë në fundvit, vi me t’a falë
por e di çdo ditë ty të kom në fjalë.
Unë do të vi çdo ditë
E ti bëhu hije
Dëgjoje këtë heshtje që s`flet
Siç vije n’dimër e verës më lije,
as që e dije sa më vret…
Çdo fjalë që e flet ndalem e jetoj
netët që i pres mëngjesi mi ndalon
Çdo natë në fundvit një tregim i vjetër
jetën time sot falja dikujt tjetër.
Unë do të vi çdo ditë
E ti bëhu hije
Dëgjoje këtë heshtje qe s`flet,
Siç vije n’dimër e verës më lije,
as që e dije sa më vret…

ObserverKult
Lexo edhe:
SABRI FEJZULLAHU: JETËN TIME G’ZIMI E HARROI (TEKSTI DHE KËNGA)
Që nga ajo ditë që shkove
jetën time g’zimi e harroi
dhe ky shpirti im i vuajtur
këngë të g’zuar më nuk këndoi
Gjithë thesarin e kësaj bote
do t’ia falë atij që më tregon
se gëzim as ti nuk gjete
se dhe ti si unë, jetën mallkon
Ende kam në vete krenari
për njëqind vjet vetmi
edhe forcë që t’mos pranojë
kurr më s’do të dashuroj
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU