Pablo Neruda, poet, diplomat e politikan kilian, nisi të shkruaj që nga mosha 10-vjeçare.
Në fillim shkruante kryesisht poezi të dashurisë, ndërsa më vonë përqafoi poezinë e angazhuar duke trajtuar tema shoqëroro-politike, kryesisht kundër marrëzirave në luftra dhe çdo herë në mbrojtje të të shtypurve.
Pablo Neruda konsiderohet një ndër poetët më të mëdhenj të shekullit të XX. Në vitin 1971 Neruda fitoi Çmimin Nobel për Letërsi, një çmim ky i kundërshtuar për shkak të aktivitetit të tij politik. Novelisti kolumbian Gabriel García Márquez e quajti “Poeti më i madh i shek. XX”.
ObserverKult u sjell disa nga thëniet më të bukura të tij:
– Në një puthje do të gjesh gjithçka që s’të kam thënë.
– Mund t’i këpusin të gjitha lulet, por s’e ndalin dot pranverën.
– Mjellmat nuk këndojnë kur vdesin nga trishtimi.
– Dua të bëj me ty atë që bën pranvera me qershiat.
– Qeshja është e folura e shpirtit.
– Poezia është një akt paqeje. Paqja përbën poetin ashtu si mielli bukën.
– Nuk i ngjason më askujt që kur të dua.
– Po nuk zbrite nga mali s’do të mund ta shijosh peizazhin.
– I rrituri që nuk luan, ka humbur përgjithmonë fëmijën brenda tij.
– Kaq e shkurtër është dashuria, e kaq e gjatë harresa.
– Vetëm ai që dashuron pa shpresë e njeh dashurinë e vërtetë.
– Ka një farë kënaqësie te çmenduria, që vetëm i çmenduri e njeh.
– Është e ndaluar mos t’i buzëqeshësh problemeve, mos të luftosh për çfarë do, të braktisësh gjithçka nga frika, mos të bësh realitet ëndrrat e tua.
Pablo Neruda vdiq në Santiago më 23 shtator 1973… Zyrtarisht, poeti vdiq në moshën 69-vjeçare nga kanceri i prostatës, por polemikat vijojnë të bëjnë jehonë, pasi disa besojnë se ai është viktimë e helmimit në Kili…
E përgatiti: A.S.- ObserverKult
==========
Lexo edhe: