“Vetëm, as me veten time”- poezi nga Visar Zhiti

edhe ëndrrat lodhen poezi nga visar zhiti
Visar Zhiti

Më pëlqen të eci në thellësi të natës
vetëm, as me veten time.
Të jem erë, pa erën
që thyen urtësira pemësh
si njerëz prej gjethesh.

Të jem në rrugë, pa rrugën
që e shkelin të tjerët me këmbë.
Të iki larg, po pa largësinë.
Afër jush të jem
dhe pa qenë afër.
Në misteret e natës të futem
pa u bërë mister.
Përtej të dal deri në agim.
Vetja ime
le të mbetet ndër ju
si një asgjë e kulluar
prej drite.

ObserverKult


Lexo edhe:

VISAR ZHITI: VAZHDIMISHT TRADHTOHET NJERIU