Vetëm i marri e provon thellësinë e lumit me të dyja këmbët/ 15 thënie gjermane

gjermane

Ju ftojmë të lexoni disa fjalë të urta gjermane:

1. Edhe një pulë e verbër ndonjëherë gjen një kokërr misri.
2.Fatkeqësitë nuk vijnë kurrë vetëm.
3.Askush nuk është aq i madh sa të mos ketë nevojën e të vegjëlve.
4.Bota është e çuditshme, njëri mban kuletën, kurse tjetri mban të hollat.
5.Vetëm i marri e provon thellësinë e lumit me të dyja këmbët. 
6.Gënjeshtrat nuk udhëtojnë shumë larg.
7.E ardhmja i takon atij që harron urrejtjen dhe mbjell dashuri.

8.Edhe gjyqtari i shurdhër dëgjon kur tingëllojnë monedhat.
9.Nevoja është nëna e shpikjes.
10.I mençuri mëson nga gabimet e të tjerëve, budallenjtë nga të tyret.
11.Koha shëron të gjitha plagët.
12.Kush nuk arrin në kohë duhet të shohë se çfarë mbetet.
13.Njerëzit që gjithmonë s’kanë kohë, zakonisht nuk bëjnë asgjë.
14.Ujërat e qetë janë të thella.
15.Pa dhimbje nuk ka fitore.

ObserverKult

===============

Lexo edhe:

HISTORIA RRËQETHËSE E ‘ARËS SË VDEKUR’, NGA EDISON YPI