Vetëm kur nuk kemi më frikë, fillojmë të jetojmë

ai...

ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:

Merrni frymë. Lërini gjërat të shkojnë dhe kujtojini vetes se ky është momenti i vetëm që e dini se e keni të sigurt. / Oprah Winfrey

Suksesi është një gjendje mendore, nëse doni të arrini suksesin, filloni ta mendoni veten si një njeri të suksesshëm. /Dr. Joyce Brothers

Madhësia e suksesit tuaj matet nga fuqia e dëshirës suaj, ëndrrave dhe se si përballeni me zhgënjimet përgjatë rrugëtimit./ Robert Kiyosaki

Mos e bëni suksesin qëllim në vetvete, por bëni atë që doni dhe kini besim, çdo gjë do të vijë natyrshëm./ Robert Frost

Presioni i bën njerëzit t’i përgjigjen më mirë sfidave të jetës. / Bishop T.D. Jakes

Vetëm kur nuk kemi më frikë, fillojmë të jetojmë./ Dorothy Thompson

Karakteri nuk mund të zhvillohet në heshtje. Shpirti mund të forcohet, ambiciet mund të frymëzohen dhe suksesi të arrihet vetëm nëpërmjet përvojës dhe vuajtjes./Helen Keller.

Frika ime është thelbi im dhe ndoshta pjesa më e mirë e imja./ Franz Kafka

Jeni më të guximshëm se sa besoni, më të fortë se sa dukeni dhe më të zgjuar se sa mendoni. /A.A. Milne

ObserverKult


Lexo edhe:

MONTAIGNE: NJERIU QË KA FRIKË TË VUAJË, TASHMË E VUAN FRIKËN E TIJ…

Michel De Montaigne ishte një figurë kyçe dhe me ndikim i Rilindjes Franceze.

Ai njihet për esetë e tij, të cilat konsiderohen si më të mirat e të gjitha kohërave. Montaigne lidhet gjithashtu me vendosjen e esesë si një zhanër i njohur në letërsi.

Montaigne i zbaton dhe ilustron idetë e tij në lidhje me pavarësinë dhe lirinë e vetvetes dhe rëndësinë e marrëdhënieve shoqërore dhe intelektuale në të gjitha shkrimet e tij dhe veçanërisht në esenë e tij për edukimin e fëmijëve.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult