Vetëm një grua në mesin e 14 dekanëve të posazgjedhur të Universitetit të Prishtinës!

universiteti i prishtinës

Universiteti i Prishtinës e ka përfunduar procesin e zgjedhjes së dekanëve të rinj në 14 njësi akademike. “Procesi është zhvilluar në mënyrë të rregullt, të qetë dhe ka rezultuar në zgjedhjen e suksesshme të dekanëve”, thuhet në njoftimin e UP-së.

Dekanët e zgjedhur apo rizgjedhur në njësitë përkatëse akademike janë:

1. Fakulteti i Arkitekturës: Prof. Violeta Nushi
2. ⁠Fakulteti i Arteve: Prof. Hazir Haziri
3. ⁠Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë: Prof. Arben Musliu
4. ⁠Fakulteti i Edukimit: Prof. Blerim Saqipi
5. ⁠Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit: Prof. Florian Miftari
6. Fakulteti Ekonomik: Prof. Driton Balaj
7. Fakulteti i Filologjisë: Prof. Abdulla Rexhepi
8. Fakulteti Filozofik:Prof. Bekim Baliqi
9. Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike: Prof. Isak Shabani
10. Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike: Prof. Mirlind Bruçi
11. Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit: Prof. Florim Grajçevci
12. Fakulteti Juridik:Prof. Avni Puka
13. Fakulteti i Mjekësisë:Prof. Sefedin Muçaj
14. Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore: Prof. Kajtaz Bllaca

Mandati i dekanëve të rinj fillon me 1 tetor 2024, me fillim të vitit të ri akademik.

“Universiteti u uron dekanët e rinj për zgjedhjen dhe ju dëshiron sukses në përmbushjen e mandateve të tyre dhe në realizimin e misionit dhe objektivave të tij si një institucion lider në arsimin e lartë”, thuhet në njoftimin e UP-së.

ObserverKult


Lexo edhe:

KUSH JANË TRE KANDIDATËT QË SYNOJNË POSTIN E REKTORIT TË UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS

Sot do të nisë intervistimi nga Këshilli Drejtues i UP-së, për tre kandidatët që synojnë postin e Rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, për një mandat 4- vjeçar.

 Bëhet fjalë për Naser Sahiti, Faton Berisha dhe Blerim Rexha.

Çfarë pune paraprakisht ka bërë secili prej tyre, çfarë pozite kanë mbajtur para se të synojnë për të parin e UP-së?

Naser Sahiti,  ish prorektor për mësimdhënie dhe çështje të studentëve në Universitetin e Prishtinës, por kishte dhënë dorëheqje nga pozita e prorektorit në vitin 2018 për shkak të mospajtimeve me rektorin Marjan Dema.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult