
Burrat vijnë nga Marsi
gratë nga Venera
të dy me nga një planet dritë
mbi shpinë
për të krijuar më pas
një qiell puthjesh.
Kimia e bashkimit të tyre
vërtitet në ajër
në kërkim të çastit të duhur
të lirisë
sepse të gjitha liritë
janë dhe dashuri të mëdha
dhe të bukura si yjet
por kurrë efemere.
Dashuritë janë sy engjëjsh
që vërtiten në ajër
në kërkim të engjëjve të tjerë
dhe ata që vijnë nga planeti i harmonisë
janë më të mençur.
Grua!
ti që di çdo çast të pohosh veten tënde
më jep pak ajër të krijoj një të sotme
dhe kurrë mos e mendo çmimin që të jep vetmia
Vetmitë janë ujqër të cilat argëtojnë vetëm Darvinin
dhe evolucionin e specieve njerëzore
Të tjerat…
janë mbrëmje pa yje.
ObserverKult
Lexo edhe: