Për të gjithë juve që do të mund t’ju ketë ikur, ua sjellim videon me performancën e mbrëmshme të Albina dhe familjes Kelmendi, që me këngën “Duje” kanë çuar Shqipërinë në finalen e Eurovisionit.
Shqipëria ka qenë e para që ka kaluar në finalen, e cila do të mbahet të shtunën.
Pas Shqipërisë në finale shkuan edhe Qiproja, Estonia, Belgjika, Austria, Lituania, Polonia, Australia, Armenia dhe Sllovenia.
Kënga “Duje” e interpretuar nga këngëtarja nga Kosova, Albina Kelmendi me familje, mori votat e publikut për dhjetëshen e dytë të finalistëve nga 16 konkurrentët e mbrëmjes.
“Duje” vjen në një formacion ku përfshihet e gjithë familja Kelmendi, teksti është shkruar nga Erjona Rushiti, ndërsa është kompozuar nga Enis Mullaj.
Finalja e madhe e Eurovision Song Contest 2023 do të zhvillohet në Liverpool Arena të shtunën më 13 Maj .
ObserverKult
Kliko edhe:
AGIM DOÇI: ALBINA KELMENDI JO VETËM NË FINALE POR ME REZULTATIN MË TË LARTË TË SHQIPËRISË
Poeti Agim Doçi tha se Albina Kelmendi jo vetëm në finale por me rezultatin më të lartë të Shqipërisë.
“Në gjykimin tim kjo këngë është himn. Pikërisht në kohën që jetojmë kur familja nuk po funksionon mjaftueshëm që të mbajë të lidhur njerëzit. Për mendimin tim, kjo këngë jo vetëm që do jetë në finale po do marrë rezultatin më të mirë nga të gjithë pjesëmarrësit shqiptar në Eurosong”, tha Doçi.
Tekstin e plotë e gjeni KETU
ObserverKult
THIRRJA E ALBINA KELMENDIT PËR SHQIPTARËT: “MË VOTONI NË EUROVISION, TË TREGOJMË KUSH JEMI…”
Albina Kelmendi është e bindur se shqiptarët me zemër të madhe, që ndodhen kudo nëpër botë do e mbështesin që kënga “Duje” të kalojë në finale.
“Është koha që të tregojmë veten edhe më shumë. Jemi një popull i vogël por kemi një zemër të madhe. Kemi shqiptarët gjithandej” tha Albina Kelmendi në një intervistë për RTSH.
Tekstin e plotë e gjeni KETU
ObserverKult