Video e rrallë: Kështu dukej Prizreni para 53 vitesh

Një video nga Prizreni i vitit 1971 po qarkullon nëpër rrjete sociale. Përmes këtyre pamjeve, tregohet se si ka qenë qyteti para 53 vitesh, raporton ‘express’.

Ajo që bie më shumë në sy në këtë video është veshja e banorëve. Të gjitha gratë kanë të vendosura shami, derisa burrat enden rrugëve me plisa.

Në këtë video shihen edhe monumentet e famshme të këtij qyteti, siç janë: shadërvani, ura e gurit, si dhe xhamitë.


Lexo edhe:

SA MË SHUMË PUSHTET TË KESH, AQ MË E VËSHTIRË ËSHTË TË KUPTOSH SE KUSH PO TË GËNJEN DHE KUSH JO