Prej 12 vjetësh është pjesë e skenës së muzikës live dhe shume festivaleve të jazz-it brenda dhe jashtë vendit.
Ka studiuar piano që në fëmijëri dhe më pas ka mbaruar studimet për muzikologji në Universitetin e Arteve.Ka qënë pjesëmarrese në Top Fest disa herë, e nominuar në disa kategori dhe fituese dy herë e çmimit “Best Pop & Rock”.
Gjithashtu Kamela është angazhuar shpesh në kauza sociale duke dhënë kontributin në disa këngë për “Down Syndrome Albania” dhe komunitetit LGBT+ në Shqipëri.
Herën e parë ka marrë pjesë në Festival me këngën “Gjera të thjeshta” shkruar nga Kristi Popa, dhe ështe renditur e treta. Këtë vit rikthehet për herë të pestë.
Ajo prezentohet me këngën “Kujtimet s’kanë forme”
Teksti: Megi Hasani
Muzika: Kamela Islamaj