Viktor Tahiraj kthehet për herë të pestë në Festivalin e Këngës. Për herë të parë erdhi në festival në vitin 1990, ndërsa në vitin 1992 fitoi çmimin e parë, me këngën ‘Pesha e fatit’, sëbashku me Manjola Nallbani e Aleksandër Gjoka.
Fillimet i ka në Teatrin ‘Petro Marko’ në Vlorë, ku vazhdon të jetë i angazhuar aktualisht.
Këtë vit ai prezentohet me këngën “Nënë”.
Muzika: Artur Dhamo
Teksti: Nexhip Seraj