Video: Këngëtarja 15-vjeçare, Ana Kodra këndon live, befason Rita Orën

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora e cila ka mbërritur në Shqipëri për koncertin e saj është befasuar nga Ana Kodra, nxënëse e Liceut Artistik e cila ka kënduar drejtpërdrejt në takimin me Orën.

15-vjeçarja Ana Kodra ka shpjeguar se ajo është këngëtare dhe shkruan tekste këngësh ndërsa dëshiron të hyjë edhe në industrinë e muzikës amerikane ashtu siç ka bërë vetë Rita Ora.

“Jam Ana Kodra. Jam këngëtare gjithashtu. Mund të shkruaj tekste këngësh dhe mund të këndoj. Kam shkruar një album. Kam aplikuar për vizë dhe dua të shkoj në Amerikë. Kam qenë atje. Kam regjistruar të gjithë albumin tim atje, por është pak e vështirë për të ‘çarë’ në industrinë e muzikës dhe doja të të pyesja: Si arrite t’ia dalësh duke qenë se je edhe shqiptare?”, është shprehur 15-vjeçarja.

Nga ana e saj, këngëtarja e njohur Rita Ora i është përgjigjur 15-vjeçares Ana Kodra se në Amerikë është mjaft e vështirë për të hyrë në industrinë e muzikës dhe se duhet të vlerësosh çdo person që takon.

Ora ka treguar edhe peripecitë e saj për të hyrë në industrinë e muzikës amerikane dhe për të marrë këtë famë që ka sot.

Një nga këto peripeci sipas saj ishte kur ajo punonte në studiot e ndryshme muzikore duke pastruar apo duke bërë çaj për artistët.

Biseda mes Rita Orës dhe 15 vjeçares Ana Kodra:

Ana Kodra: Jam Ana Kodra. Jam këngëtare gjithashtu. Mund të shkruaj tekste këngësh dhe mund të këndoj. Kam shkruar një album. Kam aplikuar për vizë dhe dua të shkoj në Amerikë. Kam qenë atje. Kam regjistruar të gjithë albumin tim atje, por është pak e vështirë për të ‘çarë’ në industrinë e muzikës dhe doja të të pyesja: Si arrite t’ia dalësh duke qenë se je edhe shqiptare?”,

Rita Ora: Amerika është një botë e madhe. Ka edhe atje probleme e vështirësi. Nuk arrija ta kuptoja dhe isha shumë e re siç je ti. Sa vjeç je ti?

Ana Kodra: 15 vjeç

Rita Ora: Isha 17 vjeç kur regjistrova këngën dhe kontratën e parë. Unë shkruaja tekste këngësh për artistët e tjerë. Ja si e fillova, isha në studion e regjistrimit dhe bëja çaj për të gjithë. Nuk kisha mundësi financiare për ta bërë vetë muzikën në atë kohë. Por i nxirrja paratë, duke bërë çaj për artistët, duke pastruar rreth studios dhe kërkoja të regjistroja këngën time. Kur punoja në studiot e regjistrimit kam takuar shumë njerëz dhe artistë. Duhet të krijosh marrëdhënie me shumë njerëz, avokatë, inxhinierë e shumë të tjerë. Duhet të jesh e sjellshme me këta njerëz që punojnë dhe flenë në studio. Ti nuk e di kurrë se si do të jetë ai njeri të nesërmen dhe se si do të të mbajë mend ty. “Oh e kam takuar këtë vajzën në studio dhe është këngëtare shumë e mirë, dhe ajo mund ta këndojë këtë këngë”/panorama.com.al

ObserverKult

Lexo edhe:

RITA ORA RRËFEN BETEJËN ME ANKTHIN: GJITHÇKA NISI KUR MAMI IM VUANTE NGA SËMUNDJA…