VIDEO: Mbrëmje poetike me Agim Vincën në Festivalin Poetik të Prishtinës

Ju ftojmë të ndiqni Mbrëmjen poetike me Agim Vincën që u mbajt në natën e dytë të Festivalit Poetik të Prishtinës.

Për krijimtarinë e prof. Vincën fili studiuesja Zahrie Kapllanaj, një kolazh poezish të zgjedhura e lexoi aktori Naim Berisha, të përcjellura nga violinistja Hana Hana.

Më tej vazhdoi diskutimi me profesor Vincën, moderuar nga poetja e studiuesja Donika Dabishevci.

Për fund prof. Vinca i lexoi disa poezi, ndërsa këngëtarja dhe gazetarja Valentina Saraçini ndau me të pranishmit një pjesë të këngës Sazet e Ohrit, me tekst të A.Vincës, që e kishte performuar dikur në Akordet e Kosovës.

ObserverKult

Kliko edhe:

(VIDEO) FESTIVALI POETIK I PRISHTINËS/MBRËMJA E MADHE POETIKE

HOMAZH PËR XHEVDET BAJRAJN NË FESTIVALIN POETIK TË PRISHTINËS (VIDEO)