(Video) “Në pranverë të trishtë më ike”/ Adelina Thaçi publikon këngë për të atin, Cimën

Në katërvjetorin e vdekjes së humoristit Rasim Thaçi- Cima, e bija e tij, këngëtarja Adelina Thaçi, ka realizuar një këngë dedikim për të atin.

Me një tekst të ndjerë të shkruar nga Ilir Tolaj, artistja, me zërin e saj të veçantë, shpreh gjithë ndjenjat dhe dashurinë që ka për të atin, duke e ruajtur në çdo notë kujtimin e tij.

Humoristi Rasim Thaçi- Cima vdiq më 26 mars të vitit 2021 si pasojë e Covid-it.

Projektet më të njohura të tij janë: Treshi Përsheshi, Cimë Baushtella, Nusja nga Diaspora, Lajmi në Gurbet, Cimë kulleri te Lec katunari, Leci te mulla Cima, Cima Taxi 1, Cimë Baksuzi – Cima ne Cia, Cimë Polici etj./21Media

ObserverKult


Lexo edhe:

LEXOJENI POEZINË QË LASGUSH PORADECI IA KUSHTOI NAIM FRASHËRIT