Video-Poezi: Nurie Emrullai interpreton poezinë e saj “Dëshira t’marra”

Un’, pak gjana i du pi jetës.
Nâtën me u ba hânë…
Veç me ia ndrit rrugën hijes tânde.
E kur t’plasë mëngjesi,
Me qenë djell,
E me u kthye n’dritë.
Me ta ngroh at’ copë shpirt.
Prej dielli me u ba ajr.
Prej ajri me u kthye n’erë.
Me u përzi nëpër flokun tand,
nëpër mendjen tande…
Me u ba mjegull
E me u kthye n’shi.
Me ta lag jo veç trupin po dhe
shpirtin me ta la.
Me qenë borë,
E me e ngroh tokën veç me
bardhësinë time…
Me t’i zbut ty kambët që t’janë
vra nëpër jetë…
Me qënë hânë, djell e ajr.
E me u kthye n’trup.
Me u taku ndoshta pak të dy
Ma vonë.
Natën.
N’errësirë.
Du.
Me u kthye n’flutur
E me vallzue përreth llambës,
Që na ndrit ma shumë se hâna
E n’groh ma shumë se djelli…
E me u djeg.
Me u djeg duke vallzue rreth saj…
Tu të pa.
Tu të pa ty ndë sy.
E shef?
Pak gjana du pi jetës.
Me qenë yll,
me u shue.
Me ra prej qielli
Me t’u plotësu ty nji dëshirë..