Vikena Kamenica: Të desha, të dua… (teksti dhe kënga)

Ju ftojmë të lexoni tekstin dhe ta dëgjoni këngën “S’mendoja” të kënduar nga këngëtarja, Vikena Kamenica!

S’mendoja ta doja,
me zemër si të vegjlit kaqë shumë;
ta shihja për çdo natë edhe në gjumë,
s’mendonja, s’mendonja.

Kur ishe, larg meje,
kujtimi yt o djal’ ma ndizte gjinë;
dhe malli veç ma shtonte dashurinë,
për mikun e dashur.

Të desha, të dua….
ashtu si kurr’ në jet’ s’kam dashuruar;
i dashur, për mua,
je shok i mir’ dhe krah i fort’ mbi `dhe.
Dëgjoje, dëgjoje,
se si buçet për ty sot kënga ime;
për ty që i fal k’saj zemre veç gëzime,
dëgjoje, dëgjoje.

E vitet do shkojnë,
të vegjlit do ta mbushin shtëpinë;
e ti a do tregosh për dashurinë,
për jetën e lumtur.

Të desha, të dua…
ashtu si kurr’ në jet’ s’kam dashuruar;
i dashur, për mua,
je shok i mir’ dhe krah i fort’ mbi dhe.
Dëgjoje, dëgjoje,
se si buçet për ty sot kënga ime;
për ty që i fal k’saj zemre veç gëzime,
dëgjoje dëgjoje….

Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU

ObserverKult

——————————————

Lexo edhe:

VIKENA KAMENICA & ALMA BEKTASHI: KU SHKOI VALLË AI DJALË (TEKSTI DHE KËNGA)

Çdo mëngjes bashkë në shkollë ne shkojmë
N’ udhëkryq një djalosh takojmë,
Buzëqesh biçikletën nget ,
Nuk e di cilën nga ne pret.
Punëtor është diku ky djalë.
Si djalosh jo nuk ka të sharë,
Buzëqesh dhe nuk flet ai
Por sa shumë flasin sytë e tij
dhe nuk flet ai, nuk na flet…

KËNGËN E PLOTË E GJENI KËTU