Viktor Hygo: Mos fyeni kurrë një grua!

falim aq sa dashurojme hygo

Poezi nga Viktor Hygo

Oh! Mos fyeni kurrë një grua të rrënuar!
Kush e di se ç’barrë shpirti i ka përballuar!
Kush e di se sa ditë me urinë ka luftuar!
Kur era e fatkeqësisë virtytin ka tunduar.

E kush s’i ka parë këto gra të shkatërruara,
Që kapen fort përherë me duart e dëmtuara!
Si një pikë shiu që shkëlqen e xixëllon,
Tek cepi i një dege kur dielli ndriçon.

Që e tundim me pemën dhe dridhet e nuk jepet,
Perlë përpara rënies dhe baltë kur meket!
Fajin e kemi ne, ti i pasur, ari anembanë!
Se ujë puro të pastër kjo baltë ende përmban.

Që pika e ujit të iki nga pluhuri i frikshëm,
Të bëhet perlë me shkëlqimin e mëparshëm,
Mjafton, një rreze dielli, një dashuri përditë,
Kështu gjithçka shndërrohet nga nata në ditë!

Përktheu: Roland Çipa

ObserverKult


Lexo edhe:

FJALIMI I HYGOS QË KURRË NUK HARROHET: SHKATËRRIMI MË I MIRË I URREJTJES BËHET NËPËRMJET FALJES

Le Rappel” ka botuar, të mërkurën e 19 qershorit 1878, në ballinë, fjalimin e Viktor Hygo, të mbajtur me rastin e Kongresit letrar ndërkombëtar në Paris, që Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Ky është fjalimi i Viktor Hygosë në sesionin e hapjes së Kongresit letrar ndërkombëtar:

Zotërinj,

Ajo që e bën madhështinë e vitit të paharrueshëm në të cilin jemi është se, në mënyrë sovrane, mbi thashethemet dhe zhurmat, duke imponuar një ndërprerje madhështore të armiqësive të çuditshme, ai i jep zë civilizimit

Mund të themi për të : ky është një vit i bindur. Atë që dëshironte të bënte, ai e bëri. Ai zëvendëson programin e vjetër, luftën, me progresin. Ai u bë ballë rezistencave. Kërcënimet gjëmojnë, por bashkimi i popullit buzëqesh. Vepra e vitit 1878 do të jetë e pashkatërrueshme dhe e plotë...

Tekstin e plotë e gjeni KËTU