Nga Virginia Woolf
*Fjalimet janë një rrjetë e vjetër e grisur prej së cilës peshqit ia mbathin me të katra, sapo ajo hidhet mbi ta. Ndoshta është më e mirë heshtja. Le ta provojmë. Eja te dritarja.
*Gjë e çuditshme është heshtja. Mendja përngjan si një natë pa yje; dhe ja, një meteor vezullues përshkon terrin dhe zhduket saora. Nuk mund të falënderojmë kurrë aq sa duhet për këtë shfaqje.
*Ah, ne jemi racë mosmirënjohëse! Kur sodis dorën time në parvaz të dritares dhe mendoj për kënaqësinë që më ka dhënë, si preku mëndafshin, porcelanin dhe muret e ngrohta, si ndehej e hapur mbi barin e lagësht ose të tharë nga dielli, si e la Atlantikun të stërpikej ndër gishtat e saj, ka këputur lulekëmbora dhe dafina, ka vjelë kumbulla të pjekura, apo sesi as edhe një grimëkohë që kur kam lindur nuk ka pushuar së më rrëfyeri për të nxehtin dhe të ftohtin, lagështinë dhe thatësirën, mahnitem që duhet ta përdor këtë përbërje të mrekullueshme prej mishi dhe nervash për të shkruar aktakuzën mbi jetën. Gjithqysh, kjo është ajo që ne bëjmë. Nëse e mendojmë mirë, letërsia është regjistrimi i pakënaqësisë sonë…
Ujdisi shqip Rielna Paja
ObserverKult
————————
Lexo edhe:
VIRGINIA WOOLF: KA VETËM DIÇKA QË NUK DUHET TA ÇOSH DËM NGA JETA DHE AJO ËSHTË VETË JETA…