Visar Zhiti: Mirëmbrëma, Prishtinë!

edhe ëndrrat lodhen poezi nga visar zhiti
Visar Zhiti

Mirëmbrëma, Prishtinë!
Sa e kam pritur këtë natë
Të hyjë mes netëve të mia.
Dua dy cigare nga ti
Për gëzimin dhe dhimbjen time bashkë.
Ku ta ndez,
Në yllin tënd më të bukur
                                              të shpirtit?

Sa të mëdhenj dhe sa afër
janë yjet e tu, Prishtinë!
Mund të ul një degë qiellore
dhe t’i mbledh një nga një
                                           si bekimet.

Cigaren tjetër do ta ndez
Te qiri yt i jetës
Që të mos më mungojë më nata jote,
Prishtinë!

ObserverKult

———————————

Lexo edhe:

VISAR ZHITI: TË SHKËMBESH LETRA ME NJË UKRAINAS, NË KOHË LUFTE