Visar Zhiti: Shiu i Prishtinës

visar zhiti

Poezi nga Visar Zhiti

Le të më lagë shiu i Prishtinës,
ecjen ma bën të perëndishme.
Perlat e tij si emocion shndritës
ranë mbi supet e ardhjes sime.

Mos më futni në klube, çadër nuk dua,
le të më lagë shiu i Prishtinës.
Dhimbja ime kaq shumë u gëzua
ashtu si shpirti i vetëtimës.

Vështroj statujat, i tëri goditës,
u heq shpatat, të hekurtat këmisha.
Le të më lagë shiu i Prishtinës,
i shenjtë, i shenjtë si përtëritja.

Humba mes resh, anonim i gjithë,
si vjeshta u bëra, më mahnitës.
Që fatin tim të njoh, të bukurisë,
le të më lagë shiu i Prishtinës.

ObserverKult

—————–

Lexo edhe:

JEMI BËRË FRIKACAKË, IKIM NGA DASHURIA