Më pëlqen të eci në thellësi të natës vetëm, as me veten time. Të jem erë, pa erën që thyen urtësira pemësh si njerëz prej gjethesh.
Të jem në rrugë, pa rrugën që e shkelin të tjerët me këmbë. Të iki larg, po pa largësinë. Afër jush të jem dhe pa qenë afër. Në misteret e natës të futem pa u bërë mister. Përtej të dal deri në agim. Vetja ime le të mbetet ndër ju si një asgjë e kulluar prej drite.