125-vjetori i lindjes/ Viti 2024- “Viti i Lasgush Poradecit”

lasgush

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit shpalli vitin 2024 si Vitin e Lasgush Poradecit, në 125-vjetorin e lindjes së poetit.

Përmes mbrëmjeve poetike, konferencave, aktiviteteve në shkolla e librari, takimeve me të rinj, QKLL do të sjellë më pranë lexuesve figurën e poetit që e lartësoi gjuhën shqipe.

Drejtuesja e QKLL, Alda Bardhyli priti në mjediset e kësaj qendre, Marian, vajzën e poetit tonë kombëtar, Lasgush Poradeci, me të cilën bisedoi mbi punën e jashtëzakonshme të realizuar prej saj, për zbardhjen dhe koleksionimin e letërkëmbimeve të poetit me personalitete të njohura të kohës si Skënder Luarasi, Gjergj Bubani, Mitrush Kuteli, Eqrem Çabej, etj.

Pjesë e arkivit të Poradecit, këto letërkëmbime do të vijnë së shpejti në një botim të dedikuar, nën kujdesin e Marias dhe mbështetjen e QKLL-së.

“Koha vendos në vend gjithçka. Për gjërat e mëdha duhet një kohë e gjatë për vleftësimin e tyre.

E kohë e gjatë është ajo kohë e cila muros, e bën monument vlerat e kulturës sonë kombëtare”, shkruan Lasgushi në një letër drejtuar Mitrush Kutelit, shprehje të cilën e kujtoi Maria, gjatë bisedës me drejtoreshën e QKLL.

/ ata.gov.al

ObserverKult  


rrahman dedaj
Rrahman Dedaj

Lexo edhe:

CIKËL POETIK NGA RRAHMAN DEDAJ: KALORËSIT E ERËRAVE

Ju ftojmë të lexoni ciklin poetik “Kalorësit e erërave” të Rrahman Dedajt, shkëputur nga libri “Koha në unazë”, botim i Rilindjes (1980).

Rrahman Dedaj: Kalorësi i erërave

(Kënga e parë)

Harfën e barit zgjojnë dhe i thërrasin erërat
Zgjojnë balerinat e dheut, e mbërrijnë diellin
Dhe i djegin gishtat në maje të luleve,
e thërrasin shiun – bëhen flutura mbi trëndafile
Edhe emrat ia shkruajnë secilës ditë në ballë,
Ndërsa koha pikon dritë mbi flokët e tyre prej bari.
Ujëvaret derdhen mbi ëndërra – ato flasin gjuhën
E plumbit dhe shndërrohen në lule.
Ata secili ia falin nga një pjesë të bukurisë së vet
Dhe bëhen ylbera të shkurtuar kur shiu
Na i lag zemrat Malli na puth me buzët e flakës.
Këta nuk janë zogj që ndalin fluturimin në degë
Nuk i ka dehur bukuria magjike e blerimit
Dashuria jonë flen mbi flokët e tyre prej bari
Dhe fluturon përtej kohës së dashuruar
Në bukurinë magjike të gjakut dhe vdekjes
Kur prekim bukurinë e tyre me gishta
Zgjohet kënga që na përcjell prej lindjes
Ndërsa ata bëhen kandila mbi krerët e këputur
Që shkruan historinë e përrallave të kuqe.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult