
Bukë prej dorës time,
dora ime me dorën tënde ecin,
prej vitit zero.
As mendojmë,
as kohë të mendojmë nuk kemi,
por ndiejmë,
gjithçka që u bë prej nesh.
Yje prej syve të mi,
u bëftë një qiell ditën e katërt,
dhe u bë, porsi ne.
Bukë prej duarve të mia,
dhe gjithçka tjetër
që mund të mbruajnë,
dy duar të buta të një gruaje
në zemrën e një burri.
Pastaj ujë të pastër
prej syve të mi, pive.
Gjithçka e bukur ndodhi,
dikur u krijua një i tretë
dhe vdiqëm të dy.
Vdiqëm të tre.
ObserverKult
Lexo edhe:






