Vizatimi i ariut i Da Vinçit pritet të arrijë deri në 12 milionë funta në ankand

Një vizatim i vogël i kokës së një ariu nga Leonardo da Vinçi pritet të shitet për deri në 12 milionë fundta në një ankand në Londër.

Koka e Ariut është më shumë se 500-vjeçare dhe me përmasa 7x7cm.

Shitja mund të tejkalojë rekordin e mëparshëm për një vizatim të da Vinçit, të vendosur nga Horse dhe Rider në 2001.

Sipas shtëpisë së ankandeve Christie’s, ky është midis disa vizatimeve nga mjeshtri italian i Rilindjes, të cilat janë ende në pronësi private.

Vizatimi u krijua duke përdorur pikën e argjendtë në letër të zbehtë rozë-bezhë dhe është midis një numri të vizatimeve të kafshëve në shkallë të vogël të artistit, të cilat datojnë që nga fillimi i viteve 1480.

Laetitia Masson, një eksperte në vizatimet e vjetra e shtëpisë së ankandeve Christie’s, e përshkroi argjendin si “një teknikë shumë të vështirë, sepse nuk pranon ndonjë gabim”. Ai përfshin aplikimin e një maje argjendi në një letër të përgatitur posaçërisht për të lënë gjurmë dhe vija, që kërkon prekje delikate dhe presion.

Zonja Masson tha se Leonardo ishte i magjepsur nga natyra dhe kafshët në përgjithësi.

Skica më parë i përkiste piktorit dhe koleksionistit britanik Sir Thomas Lawrence, para se të shitej në Christie’s në 1860 për 2.50 funta. Por këtë here Christie’s parashikon që ajo do të arrijë nga 8 milionë deri në 12 milionë, duke mos përfshirë tarifat.

Leonardo da Vinçi, i cili lindi në 1452 dhe vdiq në 1519, është i famshëm për artin dhe shpikjet e tij.

Në vitin 2017, një pikturë 500-vjeçare e Krishtit që besohet se ishte pikturuar nga da Vinçi është shitur në Nju Jork për një shifër rekord prej 450 milionë dollarësh.

I njohur si Salvator Mundi (Shpëtimtari i Botës), shitja përfaqësonte çmimin më të lartë të ankandit për çdo vepër arti./a2news.com

LEXO EDHE: I madh sa një dorë, por ankandi për vizatimin e Leonardos do të jetë eventi i vitit