Vjen në shqip libri “Secili me liqenin e vet” i autorit Nenad Joldeski

Shtëpia botuese “Dukagjini” boton librin më të ri, “Secili me liqenin e vet”, nga autori maqedonas Nenad Joldeski. “Secili me liqenin e vet” është libri i dytë i kolanës “Effugium”, i mbështetur nga Creative Europe.

Ky libër, i përbërë nga 14 tregime, është një përmbledhje historish të vogla që burojnë nga absurditeti i jetës dhe i përgjigjen gjendjes melankolike të autorit/narratorit, i cili është në kërkim konstant të kuptimit ekzistencial të qenies njerëzore.

“Secili me liqenin e vet” është një ndërthurje mes fiksionales dhe reales, historive personale dhe kolektive, temave të mëdha dhe të vogla etj., që si emërues të përbashkët e kanë mënyrën minimaliste të shkrimit.

“Secili me liqenin e vet” është fitues i Çmimit Evropian për Letërsi, për vitin 2016.

Libri është përkthyer nga Salajdin Salihu. Salihu është profesor i letërsisë në Universitetin e Tetovës. Ai është përkthyes i mirënjohur nga maqedonishtja dhe serbishtja në shqipen. Disa nga veprat që ka përkthyer janë: Izet Sarajlić – “Kënga Sarajevase e luftës”; Predrag Lučić – “Azizi ose Dasma që e Shpëtoi Perëndimin”; Amir Bashović – “Shajni nga vendi i sermtë” etj.

Po ashtu, Salihu ka përkthyer edhe poezi të shumta nga shkrimtarë, si: Tin Ujević, Ćamil Siarić, Josif Brodsky, Czeslav Milosz, Zbignjev Herbert, Danilo Kiš, Marko Vešović etj.

ObserverKult


Lexo edhe:

VJEN NË SHQIP ROMANI “MBROJTJA E HOFFMANIT” I AUTORIT, KJELL ESPMARK

Romani “Mbrojtja e Hoffmanit” i shkrimtarit suedez Kjell Espmark, të cilin e kam përkthyer nga suedishtja në shqip porsa është botuar nga Shtepia Botuese OM.

Këtë roman shkrimtari i madh dhe nobelisti Tomas Tranströmer e konsideronte veprën më të mirë të Espmarkut.

Kjell Espmark është poet, prozator, dramaturg dhe kritik letrar suedez. Ai ka punuar si profesor i Letërsisë Krahasimtare në Universitetin e Stokholmit në Suedi dhe nga viti 1981 është anëtar i Akademisë Suedeze.

Tekstin e plotë mund ta gjeni KËTU