Vjollcë Berisha: Mama, ti po fle

i dashur Shqipja në Maqedoni është vetëm gjuhë e përkthyer.

Mama, ti po fle,
Sa gjëra të trishta më bien ndërmend.
Kjo botë ka funde.
Kur ti ndjek ëndrrat,
Unë jam një flutur nën shi.
Jam emri tjetër i asgjësë…

S’ka mundësi ta kesh harruar:
Edhe e vogël kur qeshë,
Të lusja të mos flije
Para se gjumi të më vidhte mua.
Karriget në errësirë
S’më ngjanin me gogolë,
Por s’desha të flije,
Se gjëra të trishta më binin ndërmend.

Lexo edhe:

SEZEN AKSU: MË FALNI…MOS JEMI NJOHUR?