Vjollcë Berisha: Të kurohesh nga heshtja

i dashur Shqipja në Maqedoni është vetëm gjuhë e përkthyer.

Poezi nga Vjollcë Berisha

Ka net kur të harroj
Dëgjoj një këngë dhe s’më bie në mend
Asgjë nga ditët me ty
Asgjë

Dal në rrugë
Eci në do terrina me ajër të dendur
Një asmatik dhe unë mund ta vëmë re
Si është rënduar ajri me puthje
Unë e di edhe të kujt janë.

Asnjë dhimbje, asnjë kujtim për të qenë
Jam e gatshme t’i jap për një qindarkë të gjitha
M’u si në ato ditët e ciklit
Kur i derdh në kallëpe kotnish të gjitha gjërat
Dhe ua vë flakën

T’i zbras në kutinë e lëmoshës
Puplat e gëzimeve të dikurshme
Suvanë e rënë të lumturisë

T’i bie kah ai mëngjes
kur dëgjoheshin daullet
Dhe ti doje të hidheshe midis vajzave
Të tëra me flokë kaçurrele
Që u kishe dhënë fjalën
Se do t’i bëje për të qeshur
Vajzave që prisnin mollë të sheqerosura
Pa e ditur se kjo dhomë është kaq e errët
Dhe trupi im ende kaq i ngrohtë.

ObserverKult


Lexo edhe:

VJOLLCË BERISHA: TI MËSO TË DASHUROSH, SHPIRT...

Ti mëso të dashurosh shpirt
ëndrro një qiell vere
një puthje të athët nën të

mëso të më sjellësh në mendje
me sy që s’guxuan kurrë të qajnë
me një gazetë pa kronikë të zezë…

Poezinë e plotë e gjeni KËTU