Ka net kur të harroj
Dëgjoj një këngë dhe s’më bie ndërmend
Asgjë nga ditët me ty
Asgjë
Dal në rrugë
Eci në do terrina me ajër të dendur.
Vetëm një asmatik dhe unë mund të vëmë re
Si është rënduar ajri me puthje
Unë e di edhe të kujt janë.
Asnjë dhimbje, asnjë kujtim për të qenë
Jam e gatshme t’i jap për një qindarkë të tëra
Mu si në ato ditët e ciklit
Kur i derdh në kallëpe kotnish të gjitha gjërat
Dhe ua vë flakën.
T’i zbraz në kutinë e lëmoshës
Puplat e gëzimeve të dikurshme
Suvanë e rënë të lumturisë
T’i bie kah ai mëngjes
Kur dëgjoheshin daulle
dhe ti doje të hidheshe midis vajzave,
Të tëra me flokë kaçurrele,
Që u kishe dhënë fjalën
Se do t’i bëje për të qeshur
Vajzave që prisnin mollë të sheqerosura
Pa e ditur se kjo dhomë është kaq e errët
Dhe trupi im ende kaq i ngrohtë.
ObserverKult
Lexo edhe: