Kpuctë e reja
shkelë s’kanë qorrësokaqeve
rrethu me lehje qensh,
terru me hinin e andrrave t’shume.
Prandej e marrin guximin
me t’përqesh n’fytyrë,
t’shtrëngojnë pak ma fortë
t’çelin n’gjak pak ma shumë,
e ti ban qef me axhamillakun e tyne,
ban seri me budallakun e tyne,
tue e dijtë se shputat e rryme
bahen trëndafila t’ligë e tërbuem
mbushun therrash,
çkyejnë n’tana anët lëkurën e re
tek marshojnë drejt lirisë!
ObserverKult
Lexo edhe: