Vlora Konushevci: Për ty

Në urën e psherëtimave
të pres,
t’ja heqim kanxhat dashnisë,
erës ja falim zhgënjimet,
pendimet t’i gjuejmë në Ibër,
le t’ shpërlahen rrokullisjeve
në shkëmbinjtë e thepisun
matanë kufinit.
Dhuromi krejt agimet
le t’perëndojnë në mu,
festë kam me ba
me trupin tand!
Dhuromi krejt copat e thyme
të shpirtit, i mbështjelli
i kthej në stoli,
për flokët, për qafën,
për ty!