Vuejtje e madhe asht’, poezi nga Massimo Gramellini
Vuejtje e madhe mos me të dashtë kush
por jo mâ e madhja.
Vuejtja mâ e madhe asht mos me të dasht mâ.
Kur ndjenja asht në nji kah,
e dashtuna
mjaftohet m’i ra mohit ndjenjës së vet.
Na hjek çka na ka pas dhanë
dhe kjo veç në përfytyrimin tonë.
Por kur nji ndjenjë e ndërsjelltë fiket krejt,
përdhunisht ndërpritet ajo rrjedhë energjie e përbashkët.
Dhe kush braktiset,
ndihet i shijuem,
si karamele e hidhët pështymun përtokë.
Fajtor ndihet,
fajtor për diçka qi s’din si m’e spjegue.
© shqipëroi Maksim Rakipaj
ObserverKult
——————-
Lexo edhe:
Migjeni: Nga vuejtja syt’ po më madhohen
Ka do dit
që po shof fare mirë
se si nga vuejtja syt po më madhohen,
nepër ball dhe ftyrë rrudhat po më shtohen
e si buzqeshja m’asht e hidhun…
… dhe po ndij
se si mëngjeset e mia
nuk janë ma mëngjese hovi e pune,
as ndërtimi, por të shtymt dita më ditë
e një jete që s’durohet.
Poezinë e plotë e gjeni KETU
Lexo edhe:
A. S. Pushkin: Tani veç dhimbje e vuejtje duroj…
Jetova mes pasionit të pashuar,
ëndrrat e mia më s’ i dashuroj,
kam qeshur, kam qarë, jam gëzuar,
tani veç dhimbje e vuejtje duroj.
Nën rrebeshet e fatit të poshtër, të egër,
kurora gjelbëroshe u mek, u venit,
tani rroj i vetëm, i trishtë dhe i verbër,
shpëtimin po pres: do vijë vallë një ditë?
Poezinë e plotë e gjeni KETU