Walt Whitman: Largoje atë që fyen shpirtit tënd…

grua
Foto ilustrim

Walt Whitman, poeti amerikan, lindi në vitin 1819 dhe vdiq më 1892. Gjatë gjithë jetës së tij, përveç që na la vepra madhështore, ai na la edhe fraza të panumërta në të cilat mund të gjejmë një mësim të shkurtër jetësor, në secilën prej tyre.

Kishte shumë poetë që u ndikuan nga poezia e tij moderne, duke përfshirë poet të mëdhenj si Ruben Dario, Wallace Stevens, DH Lawrence, Fernando Pessoa, Federico Garcia Lorca, Jorge Luis Borges, Pablo Neruda, etj.

Në vazhdim ObserverKult ua sjell disa thënie të poetit amerikan, Walt Whitman:

Kam mësuar se të qenit me ata që dua është e mjaftueshme.

Mbani fytyrën tuaj gjithmonë drejt diellit – dhe hijet do të bien prapa jush.

Unë ekzistoj siç jam, kjo është e mjaftueshme.

Unë nuk e pyes njeriun e plagosur se si ndihet, unë vetë bëhem njeri i plagosur.

Shikimi, dëgjimi, ndjenja, janë mrekulli, dhe çdo pjesë dhe fije e imja është një mrekulli.

Çfarëdo që e kënaq shpirtin është e vërtetë.

Të gjitha gabimet mund t’i falen atij që ka sinqeritet të përkryer.

Ji kurioz, jo gjykues.

Rishqyrto gjithçka që të është thënë… largoje atë që fyen shpirtit tënd.

Përgatiti: V.K.- ObserverKult

——————————

Lexo edhe:

WALT WHITMAN: LOT, LOT, LOT…