Walt Whitman: Nëse…

whitman kapiteni im


Poezi nga Walt Whitman

Un mendoj se,
nji fije bari nuk lodhet hiç ma pak se mundi i përditshëm i yjeve

e miza e toks asht mrekulli bash si nji kokërr rane,

bash si veza e l’mueme e harabelit

e bretkosa e vogël, asht po aq sojnike sa liqejt n’mramje vere,
E dredhza, kunor mundet me iu ba gjithësis

e ma e vogla rrudhë e dorës teme
ma e përkryeme se çdo makinë
e dalë prej mendjes robit, asht

e lopa, që kopshtieve kryeul
kullot, ma e bukur asht se piktura e nji kishe

E nji mì sa grima,
asht e madhe mrekulli sa,
n’din me kthye cilët s’besojn

Përktheu: Leon Mirakaj

ObserverKult

Kliko edhe:

WALT WHITMAN: MË KUJTOHET VETËM AJO GRUA QË MË DESHI ME SHPIRT…