Warsan Shire: Për gratë të cilat janë të vështira për t’i dashuruar


Ti je një kalë i vetmuar në kalërim
që ai përpiqet të të shtrojë
të krahëson me një autostradë të pakalueshme
me një shtëpi në flakë
të thotë që ti po e verbon
që ai nuk do mundet kurrë të të lerë
të të harrojë
që të dëshiron mbi gjithçka në botë
që ti e bën t’i vijë mëndja rrotull, që je e papërballueshme
çdo grua që para teje ka qënë dhe do vijë
është e përmbytur në emrin tënd
ti ia mbush gojën
dhëmbët i dhëmbin nga kujtimi i shijes tënde
trupi i zgjatet si një hije e gjatë duke kërkuar trupin tënd
Por ti je gjithmonë kaq e gjallë
në mënyrën e frikëshme se si e dëshiron atë
e paturpshme e sakrifikuar
Ai të thotë që asnjë mashkull nuk do mund të jetë kurrë
si mashkulli që ti ke në mëndjen tënde…
Dhe ti u përpoqe të ndryshoje
apo jo?
e kyçe gojën më shpesh
u përpoqe të bëhesh më e butë
më e këndëshme
më pak shpërthyese, me pak syçelur
por edhe duke fjetur ti e ndjeje atë
se si largohej prej teje në ëndrrat e tij
Pra çfarë dëshiroje të bëje e dashur?
t’i këpusje kokën?
Ti nuk mund ta krijosh folezën tënde brënda trupit të një njeriu tjetër
besoj që të t’a kenë mësuar këtë tashmë
dhe nëse ai do të ikë… lëre të largohet
ji e tmerrshme
dhe e çuditëshme dhe e bukur
një gjëkafshëzë që jo gjithkush di si t’a dashurojë.

Përktheu: Merita Paparisto